Gjykata e Apelit vendosi t’i ulë dënimin Rei Metës i shpallur fajtor për vrasjen me grushte të biznesmenit të ndërtimit Armando Neshahut në Vlorë. Në seancën e zhvilluar këtë të hënë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Diamela Goxha dhe anëtarët Valdete Hoxha dhe Qemal Zaimi, uli me gjashtë muaj dënimin ndaj Rei Metës, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj vetëm 18 muaj burgim, nga 2 që e kishte dënuar gjykata e shkallës së parë.