Lihet në burg Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25 vjecarit Xhuljano Bullari, në fshatin Babicë të Vlorës. Burimet bëjnë me dije se Selmanaj nuk e ka pranuar autorësine e krimit përpara trupit gjykues. Seanca gjyqore ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa gjyqtari i çështjes ka pranuar masën arrest me burg të kërkuar nga prokuroria Flora Çela.