Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Daniel Pepajn, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 3 tetor të vitit 2020, pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis.