Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim për Nexhdet Zymberaj, autorin e vrasjes dhe plagosjes që tronditi qytetin mëngjesin e 16 marsit, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Ai dyshohet për veprat penale “vrasje të rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.