Top News – Vrau ish kryeministrin, burg përjetë / Dënohet autori tre vite pasi tronditi botën
21/01/2026 13:19

I akuzuari për vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën, më shumë se tre vjet pasi kjo vrasje tronditi botën. Të shtënat detyruan Japoninë që të shqyrtonte lidhjet e dyshuara mes ligjvënësve të njohur konservatorë dhe një sekti të fshehtë, Kishës së Unifikimit. Gjykatësi Shinichi Tanaka shpalli dënimin në një gjykatë në qytetin Nara. Tetsuya Yamagami, 45 vjeç, u përball me akuza përfshirë vrasjen dhe shkeljen e ligjit për kontrollin e armëve, pasi përdori një armë të prodhuar në mënyrë artizanale për të vrarë udhëheqësin më jetëgjatë të Japonisë, teksa Abe po mbante një fjalim në një tubim zgjedhor në korrik 2022. Në nisje të gjykimit në tetor të vitit të kaluar, Yamagami e pranoi akuzën për vrasje. Megjithatë, sipas raportimeve mediatike, ai mohoi disa nga akuzat e tjera. Sipas sistemit ligjor japonez, gjykimi vazhdon edhe nëse i pandehuri e pranon fajësinë. Prokurorët kërkuan që Yamagami të dënohej me burg të përjetshëm, pasi e cilësuan vrasjen si “të paprecedent në historinë e pasluftës”, duke theksuar se kjo ngjarje kishte “pasoja jashtëzakonisht serioze” për shoqërinë. Versioni japonez i burgimit të përjetshëm lë të hapur mundësinë e lirimit me kusht, ndonëse në praktikë, sipas ekspertëve, shumë të dënuar vdesin teksa vuajnë dënimin.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05