Veton dhe Lindita Musai janë çifti shqiptar të cilët u vranë në përvjetorin e tyre të parë të martesës, por kjo ngjarje rikthehet në vëmendjen e opinionit publik për shkak se i vëllai i Vetonit ka kujtuar detaje të ngjarjes, të cilat janë publikuar edhe në mediat vendase. Ngjarja u regjistrua natën e ndërrimit të viteve në 2019-ën dhe autor ishte babai i Linditës, Osman Shaptafaj. Në shkurt të këtij viti ai u shpall fajtor për vrasjen e 25-vjeçares dhe bashkëshortit të saj.