Gjykata e Apelit ka dënuar me 9 vite burg Violeta Donajn, 38-vjeçaren e cila tre vite më parë vrau burrin e saj Kujtim Donaj në tregun e Milotit. Ngjarja ndodhi në qershor të vitit 2018, kur autorja qëlloi 4 herë me pistoletë në drejtim të të shoqit duke e lënë atë të vdekur.