Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 14 vjeçarin e akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij në fshatin Pirg të Bashkisë së Maliqit. E njëjta masë u caktua edhe ndaj babait dhe xhaxhati të tij, ndërsa për pesë personat e tjerë të arrestua rme akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës u caktuan masat e sigurisë arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje. Autori u shfaq i penduar gjatë fjalës së tij para gjykatës. Ai tha se veprimet e tij ishin pasojë e një konflikti të çastit, që nuk synonin vrasjen e viktimës. Avokati i tij foli për mediat në përfundim të seancës.