Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq, autorin e mitur të vrasjes së 15-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, për veprën penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’. Në gjyq janë dërguar edhe babai dhe xhaxhai i autorit adoleshtent, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtëtës". Sipas Prokurorisë, në përfundim të hetimeve, rezultoi se më 14 gusht të vitit 2025, rreth orës orës 17:30, strukturat e Policisë njoftuan se në Spitalin Rajonal të Korçës ishte transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore i mituri Erald Xhejo. Për shkak të plagëve të marra me thikë në zonën e kraharorit, i mituri ndërroi jetë, pavarësisht ndihmës mjekësore. Organi I akuzës, sqaron se ngjarja kishte ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali, në fshatin Pirg, ku viktima ishte konfliktuar fizikisht me të miturin me iniciale E.G.. Në kamerat e sigurisë në zonë, ky I fundit shihet me një thikë në dorë duke ndjekur viktimën, janë përleshur dhe pasi cviktima është rrëzuar në tokë e ka goditur me thikë.