Emirjon Margjini, ka pranuar vrasjen e arkitektit italian, Roberto Mottura, vetëm pak orë pas kryerjes së aktit, duke iu rrëfyer një miku të tij të afërt. “Ishte rrëmujë dhe ne ishim tre veta. Njëri prej nesh qëlloi. Po vidhnim, por erdhi arkitekti dhe bëra një gabim dhe e vrava” mësohet t’i ketë thënë ai një të afërmi të vet. Rrëfimi I tij është zbardhur nga një dosje hetimore e policisë italie, e publikuar nga gazeta “La Stampa”.