Policia helene ka arrestuar autorin e vrasjes së 4 anëtarëve të familjesh shqiptare në Selanik. Pas kontrolleve të cilat vijuan për gati 48 orë, ai ra në pranga, teksa ka treguar dhe motivet e krimit. Para hetuesve autori I masakrës tha se shkak ishte mospagesa e qirasë nga ana e Armandos dhe Marias. Në këtë moment 61-vjeçari shkoi u konfliktua me ta, të cilët I goditi me armë zjarri, ndërsa fëmijët I mbyti me jastëk.