Ushtria e ukrainës tha të enjten se 800 ushtarë rusë ishin vrarë një ditë më parë, pjesa më e madhe e tyre në rajonin lindor të Donetskut. Në buletinin e rregullt të luftës, ushtria ukrainase tha se forcat ruse ishin fokusuar në një ofensivë në sektorin e Bakhmutit dhe sulmet e saj në rajonet e Avdiivkas dhe Kupianskut kanë qenë të pasuksesshëm.