Gëzim Kajno, i cili ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 10 vite burg për vrasjen e Asllan Kërtushës në vitin 2016 është arrestuar nga policia në Durrës. 39-vjeçari Gëzim Kajno, vrau me armë zjarri më 1 mars 2016 në lagjen nr. 17 në Durrës, 30-vjeçarin Asllan Kërtusha pas një sherri në ambientet e lokalit të tij. Gjatë konfliktit mbeti i plagosur kushëriri i autorit, Bledar Kajno.