Mediat greke u kanë kushtuar shkrime të tëra shqiptarëve që kanë precedentë penalë. Së fundmi në faqet e tyre ka zënë vend emri i Klodian Lekocajt, shqiptarit që akuzohet se nga qelia ka urdhëruar vrasjen e dy shqiptarëve në Athinë. Lekocaj konsiderohet si kreu i mafias shqiptare në Greqi. Përmes shumë përgjimeve, ai rezulton personazhi që e kanë frikë të gjithë dhe që ka krijuar hasmëri të shumta me grupet kriminale që veprojnë në shtetin grek.