12 prilli ishte një ditë aspak normale për vendin tonë, ku dy persona u vranë. Njëri nga krimi brendafamiljes, ndërsa tjetri në një ekzekutim mafioz. 30 ditët regjistruan 4 ngjarje me në total 5 viktima. Iljaz Çali u vra brenda në automjetin e tij në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të kthesës së Rinasit më 3 prill. Biznesmeni 37-vjeçar ishte I vetëm në momentin e atentatit, ndërsa autorët lëviznin me një automjet, I cili dyshohet se shkoi drejt Durrësit. Pista e hetimit dyshohet se ishin konfliktet mes firmave për nxjerrjen e kromit.