Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e quan 2023-shin si vitin e pavarësisë së Policisë Kriminale, që konsiderohet si objektiv kyç në luftën kundër krimit të organizuar. Ndër të tjera, Ministri Çuçi përmendi si arritje të vitit 2022 konfiskimin e 24 milionë euro pasuri të krimit të organizuar, ndërsa bëro dhe një krahasim me kohën kur qeveriste Partia Demokratike. Në konferencën për prezantimin e objektivave për vitin 2023, Bledi Çuçi njoftoi gjithashtui se do të ketë një binjakëzim të Akademisë së Policisë shqiptare me atë italiane.