Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditen e të mërkurës, në qytetin bregdetar të Durrësit, si shkak e një sherri banal. Halil Koka 47-vjeç ka mbetur i vrarë pas një konflikti banal me të dyshuarit Ilir Koçilja 35 vjeç në lagjen 4 të Durrësit. Fillimisht i dyshuari e ka goditur me mjetin prerës thikë, por Halil Koka nuk ka mundur që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital. Sipas Policisë, konflikti ka ndodhur rreth orës 12:30, ndërsa kanë rrethuar zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të vrasjes.