Një grua 47 vjeç në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe është gjetur e vrarë në një mënyrë makabër. Ajo është vrarë me prerje fyti me thikë, ndërsa mbetet e paqartë sesi ka ndodhur krimi. Fillimisht u tha se ishte gjetur një grua e pajetë, por pas ekspertizës dolën në dritë detaje të reja për këtë krim. Burimet e Policisë thanë se 47 vjecarja jetonte e vetme dhe se ndaj saj është ushtruar dhunë, pas së cilës ka humbur jetën.