Gjykata e Athinës shpalli fajtor Babis Anagnostopoulos, nën akuzën e vrasjes së gruas së tij Caroline Krouch, në sy të fëmijës së tyre. Vrasja e Carolinës, tronditi opinionin publik dhe ka qenë një nga cështjet më të diskutuara në shtetin fqinj, pasi spekulimet ishin të shumta për vdekejn e saj. Edhe pse u tha se ajo u vra nga grabitësit, të cilët u futën në banesën e tyre luksoze për të vjedhur,qytetarë të shumtë dyshuan se 20 vjecarja britanike u mbyt nga bashkëshorti i saj në sy të fëmijës së vogël.