23-vjeçari shqiptar, Mikea Zaka, i cili akuzohet për vrasjen e Kasem Kasmit, 27 vjeç në Frosinonë mbrëmjen e së shtunës ka deklaruar para autoriteteve italiane se shkak i ngjarjes është një konflikt i hershëm për çështje sentimetale që ka pasur me viktimën. Mediat italiane sjellin dëshminë e parë të tij para policisë. “Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një makinë. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.