Policia e Tiranës ende nuk është e bindur nëse mes vrasjes së Edmond Papës dhe dy shqiptarëve në Athinë ka lidhje, edhe pse po hetohet edhe në këtë pistë të mundshme. Policia e Tiranë ka nisur hetimet në disa pista për zbulimin e motivit të kësaj ngjarje të tipit mafioz. Aktualisht po hetohet për trafikun e lëndëve narkotike dhe prishjen e pazareve, pa lënë pas edhe pistën e konflikteve të pronësisë.