Dy autorët e vrasjes së shqiptarit me origjinë nga Kosova, Ragip Kolgeci, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Itali, janë lënë në burg me vendim gjykate. Gjyqtari i cështjes Carlo Isidoro Colombo vendosi masën e sigurisë arrest me burg për dy shtetasit nga Kosova Valmir Gashi, 32 vjeç dhe xhaxhain e tij Afrim Manxhuka, 51 vjeç, me argumentin se ata paraqesin rrezik për këtë arsye duhet të mbyllen në qeli. Vrasja e Kolgecit, sipas informacioneve që përcjellin mediat italiane, ndodhi për shkak të një borxhi prej 500 euro që djali i viktimës i kishte 51 vjecarit Afrim Manxhuka.