Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Durrës, ku humbi jetën 39 vjeçari Armando Baboçi i cili bashkë me të birin Erald Gjini 19 vjeç u plagosën në një lokal pas një sherri. 5 persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim për ngjarjen, ndërsa i plagosur nga ngjarja mbeti dhe Henri Tatasi, i dyshuari si autori i ngjarjes.