Trupi i pajetë i të riut Fridman Xhaferraj, i cili u gjet i mbytur në rezervuarin e Gjançit në Korçë, ka ngritur pista të shumta hetimit, pas të cilave mund të dalin shkaqet që sollën humbjen e jetës së tij. Ekspertët e kriminalistikës në bashkëpunim me mjekët ligjore, pas 24 orësh nga ngjarja fatale kanë vënë në dukje dy pista hetimore, nisur edhe nga e shkuara e errët e të riut. Sipas provave të konstatuara në vendngjarje, viktima është gjetur i lidhur nga duart në momentin që ka dalë nga rezervuari. Në trupin e pajetë të Xhaferrajt, janë konstatuar shenja dhune në trup dhe në pjesës e pasme të kokës, çka le të nënkuptohet se para mbytjes në rezervuar, 25 vjeçari është dhunuar me sende të forta.