Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit ta kryejë një hetim të shpejtë për sulmin nga i cili u vranë shtatë njerëz që punonin për grupin e bamirësisë, ‘Kuzhina Qendrore Botërore në Gazë’. Izraeli duhet të ndërmarrë masa më të mira për mbrojtjen e punëtorëve të bamirësisë dhe të të gjithë civilëve, tha zëdhënësi i DASH-it, Matthew Miller.