Këtë të martë në Gjykatën e Elbasanit po mbahet seanca e rradhës ndaj Arbër Paplekaj, autorit të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, ndërsa rreth 59 persona janë thirrur si dëshmitarë për ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021. Organi i akuzës ka kërkuar që në seancën gjyqsore të thirret edhe deputeti i PD Gazmend Bardhi, si person i pranishëm në vendngjarje, në momentin që ndodhi vrasja. Gjykata e Elbasanit rrëzoi kërkesën e prokurorisë, me argumentin se nëse Bardhi do kisht dijeni do ishte thirrur më herët, për këtë arsye, ai ështëi përjashtuar nga hetimi.