Këtë të premte është shtyrë seanca gjyqësore për ish efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekajn. Togat e zeza janë mbledhur paraditen e kësaj të premteje, por seanca nuk është zhvilluar pasi Arbër Palekaj, I arrestuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani nuk është paraqitur. Seanca është shtyrë për në datën 14 shtator, në orën 10:45. Avokati mbrojtës dhe i arrestuari janë njoftuar për shtyrjen dhe duhet të marrin pjesë në gjyq javën e ardhshme.