Gjykatat britanike nuk janë të bindura nga provat që ka dorëzuar pala shqiptare se të paktën njëri prej katër britanikëve të akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin është i përfshirë në në ekzekutim. Pasi lokalizimit dhe ndalimit të përkohshëm të Harry Simpson nga ana e policisë angleze, gjykata ka urdhëruar lirimin e tij. Në vendim, gjykata thotë se nuk krijohen bindja e arsyeshme që Simpson ka rol në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin. Katër britanikët e ndaluar dolën këtë të premte për t’u njohur me provat dhe kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e tyre. Mes provave që ka grupi hetimor shqiptar për rolin e Harry Simpson janë disa video që ngrenë dyshime se ai ka bashkëpunuar me autorin portugez Ruben Saravia duke e informuar për lëvizjet e viktimës.