Pesë të mitur të tjerë janë paraqitur për të dëshmuar në procesin gjyqësor për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani, në cilësinë si persona që kanë dijeni për ngjarjen e ndodhur në nëntor të vitit të kaluar. Në mesin e dëshmitarëve ishte edhe i mituri K.B, i cili ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe familjarët e viktimës kanë patur pretendime. Sipas ligjit, pesë dëshmitarët dhanë shpjegime në praninë e psikologes dhe pa praninë e autorit të dyshuar të vrasjes Marjo Perlleshaj. Autori I dyshuar i ngjarjes, përmes avokatëve të tij, ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë qëlluar me thikë Martin Canin, teksa prentendon se ka goditur vetëm shokun e tij Luis Meçe që mbeti i plagosur.