Ish zëvëndës drejtori i policisë Agron Kulicaj ka dëshmuar në procesin gjyqsor ndaj anëtarëve të bandës së Durrësit për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje e shënuar në vitin 2005. I pyetur nga pala e prokurorëve, Kulicaj dha detaje reth takimit të tij me të penduarin e drejtësisë Luftar Reci. Në vitin 2008, ai tha se i erdhi një letër nga Luftar Reci në policinë e shtetit, ku ai fliste për një sërë ngjarjesh krimiale.