Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm Donald Hoxhën, 34-vjeçarin e ekstraduar një vit më parë në Shqipëri për akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e ish efektivit të policisë, Roland Rexhepi. Rexhepi u ekzekutua më 22 korrik të vitit 2009 në qyteitn e Elbasanit, kur dy persona e qëlluan me breshëri automatike pranë banesës së tij. Si autorë të ngjarjes janë dënuar shtetasit Armando Llakaj dhe Marjus Tafa, ndërsa Donald Hoxha dyshohej si bashkëpunëtor që i ka ndihmuar autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe për të zhdukur gjurmët e krimit.