Ish-komandoja greke, Eftimio Eftimiu, tashme ka një vendim të formës së prerë me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit. Apeli në Gjykatën e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar përfundimisht me burgim të përjetshëm grekun Eftimio Eftimiu. Ish komandoja e forcave ushtarake të vendit fqinj u shpall fajtor për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të vitit 2018.