Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Nurihan Metës, si anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi djali i saj, Rei Meta, ushtroi dhunë fizike mbi të ndjerin Armando Meshau, i cili humbi jetën. Sipas Mirela Karabinës, zëdhënëses së PD-së Zyrtare, fakti që autori ka ndërhyrë si sekser për të zgjidhur një pronë të të ndjerit duke përdorur emrin e të ëmës dhe duke i premtuar garanci zgjidhjeje, rëndojnë më shumë gjendjen e anëtares së KLP.