Vrasja e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli në Rodos të Greqisë që tronditi opinionin publik, nuk ka ndodhur nga mbytja siç u njoftua më herët, por nga dy plagë në kokë. Megjithatë, mediat greke shkruajnë se për shkak se ka kaluar një periudhë prej rreth 10 ditësh nga krimi makabër, nisja e dekompozimit të trupit e bën më të vështirë për të zbuluar element që të tregojnë më shumë për vrasjen e tij.