Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm portugezin Ruben Saraiva për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në 19 prill të 2023 në Shëngjin. Seanca gjyqësore u mbajt nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimës. Ekskluzivisht për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, familjarët e biznesmenit të vrarë hotelin e tij në Shëngjin, deklaruan se ata kishin kohë që e prisnin këtë vendim, por ndërkohë shprehën shqetësimin se ende përpara drejtësisë shqiptare nuk ndodhen britanikët të cilët erdhën me mision për ta vëzhguar të afërmin e tyre e për të kaluar informacionin tek ekzekutori.