Ministria e Jashtme e Italisë ka konfirmuar lajmin për vdekjen e diplomatit të saj në Republikën Demokratike të Kongos. Me anë të një njoftimi zyrtar theksohet se dyshohet se ambasadori Luca Attanasio është marrë peng gjatë sulmit që u krye ndaj karvanit me ndihma të OKB-së, ku i vrarë mësohet se ka mbetur edhe një ushtar italian. Ambasadori dhe ushtari po udhëtonin në bordin e një makine në një karvan, misioni i organizatës së stabilizimit të Kombeve të Bashkuara në Republikën Demokratike të Kongos.