Policia ka reaguar sërish për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani duke nënvizuar edhe njëherë se nuk ka autor të dytë në vrasje. Duke shprehur indinjatën për trajtimin e kësaj çështjeje pas deklaratave se veç Mario Përlleshajt në krim ka qenë dhe një tjetër person, uniformat blu sqarojnë se ky pretendim nuk është I vërtetë.