Dritan Goxhaj ka bërë publike letrën e dytë nga qelia e burgut 313 në Tiranë, ku mbahet në izolim për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës. Ish-anëtari i UÇK-së e cilëson procesin në ngarkim të tij dhe gjithë zyrën e prokurorisë speciale të Kosovës si një investim serb për të zhdukur të gjithë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe njollosur trashëgiminë e saj.