Gjykata e Lartë në Beograd liroi Jugosllav Petrushiçin dhe Radeta Petroviçin nga akuzat për vrasjen e dy shqiptarëve, Hamdi Neziri dhe Rrahman Idrizi, gjatë luftës në Kosovë, më 1999. Lajmi u konfirmua për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë nga zëdhënësja e gjykatës, Tatjana Teshiç. Petrushiç dhe Petroviç janë të njohur për publikun si pjesë e grupit “Merimanga”. Procedura kundër grupit ka nisur në vitin 1999. Me vendimin e së premtes u refuzua edhe akuza për zhvatje kundër Petrushiçit dhe Petrovicit, si dhe kundër Branko Vllaçit, i cili akuzohej vetëm për këtë krim.