Një avokate italiane motra e së cilës vdiq nga AIDS, ka ndihmuar në burgosjen e burrit që e infektoi me dijeni, pasi e ndoqi atë dhe zbuloi se kishte infektuar dhe katër gra të tjera më herët. 58 vjeçari Luigi De Domenico u shpall fajtor për vrasje javës që shkoi dhe u dënua me 22 vjet burg nga një gjykatë në Messina, në Siçili, falë përpjekjeve të palodhura të avokates Silvia Gambadoro, 54 vjeçe, e cila i kishte vënë qëllim vetes së sillte para drejtësisë vrasësin e motrës së saj.