Familjen shqiptare e vrau sepse ata I shqetësonin të ëmën, kjo është deklarata e dhënë nga vrasësi grek para hetuesve. 60-vjeçari u tha atyre se nuk ishte borxhi shkaku I krimit mizor, por se viktimat Armando e Maria Kloçi kishin shqetësuar nënën e tij. Fillimisht kishte shkuar për t’u sqaruar me ta, por më pas menjëherë kaloi në konflikt verbal e më pas fizik.