Top News- Vrasësi erdhi nga Tirana, e mbron Gjermania/Rasti Ivanoviç, Berlini përgënjeshtron Serbinë
22/06/2023 15:20

Ambasada gjermane në Prishtinë ka përgënjeshtruar pretendimet e ministrit të Brendshëm të Serbisë, se Gjermania ka nën mbrojtje një person, që Beogradi dyshon se ka vrarë politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviç. Ambasada gjermane tha se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Ivanoviçin më 16 janar 2018. “Deklaratat që thonë se autori i vrasjes është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane nuk janë të vërteta. Qeveria gjermane nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga autoritetet serbe për këtë çështje”, tha ambasada. Një ditë më parë, ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiç, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e ka vrarë Ivanoviçin. Ai tha se policia serbe e ka kërkuar nga autoritetet gjermane këtë person që është “nën mbrojtjen e tyre”. “Ne kemi video nga aeroporti i Tiranës, kemi fotografi nga Prishtina”, tha Gashiç, pa ofruar detaje apo dëshmi të tjera për të mbështetur këto pretendime. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe deklarojnë se e dinë emrin e vrasësit të Ivanoviçit. Më 2019, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmendi emrin e shqiptarit nga Kosova, Florim Ejupi, i cili jeton në Gjermani. Vuçiç kërkoi nga ndërkombëtarët se pse autoriteteve hetuese të Serbisë nuk po iu jepen pamjet e kamerave nga aeroporti i Tiranës, për, siç tha ai, “lëvizjen sekrete të personit të quajtur Florim Ejupi, i cili është nën vëzhgim në Gjermani”. Sipas mediave në Kosovë dhe Serbi, Ejupi më pas kishte njoftuar policinë gjermane se emri i tij është lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, por autoritetet gjermane i thanë “të mos shqetësohej për atë rast”.

Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
Top News- ‘Shqipja, gjuhë dytësore’ / Ministrja e Arsimit rikthen retorikën antishqiptare në Shkup
27/02 11:56
Top News – Vritet i mituri shqiptar në Greqi. Sherr me thika mes adoleshentëve, arrestohet greku
27/02 11:33
Top News- ‘Sfidoj edhe SHBA për Kosovën’/ Vuçiç-Asnjë pakt sekret për të njohur Pavarësinë
27/02 11:26
Top News- Skandali i spiunazhit që tronditi Greqinë, si u përgjuan ministrat e ushtarakët
26/02 22:49
Top News- Skandal! Ministrja maqedonase presion shqiptarëve: Mos flisni shqip
26/02 22:47
Top News – Greqia reformon ushtrinë. Shërbimi i detyrueshëm zgjatet nga 9 në 12 muaj
25/02 17:45
DIGITALB DIGITALB