Sakis Varvaresos, vrasësi, i cili u mori jetën 4 anëtarëve të familjes shqiptare në Selanik është marrë në pyetje nga prokurorët. 60-vjeçari u tha atyre se vrasja e dy fëmijëve të vegjël është e pafalshme, ndërsa ka konfirmuar se krimi ndodhi për shkak se çifti shqiptar nuk kishin paguar disa qira mujore të banesës, që kishin në përdorim.