Kur kanë mbetur dhe dy javë nga dita e votimit për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, Nënpresidentja Kamala Harris dhe kundërshtari i saj republikan, Donald Trump po vijojnë betejën elektorale. Ata janë përqëndruar në thuajse shtatë shtete vendimtare ku dhe pritet që të përcaktohet rezultati i votimeve. Më shumë se 14 milionë amerikanë e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre përmes votimit të hershëm, sipas të dhënave të Laboratorit të Zgjedhjeve pranë Universitetit të Floridës dhe shumë të tjerë pritet të veprojnë njësoj në ditët në vazhdim, ndërsa qendrat e votimit janë hapur herët thuajse në të 50 shtetet dhe po ashtu po praktikohet votimi përmes postës, shkruan Zëri i Amerikës. Sipas anketimeve gara është me diferencë të ngushtë ku kandidatja Harris ka një epërsi të vogël përballë Trump.