Gjykata e Leçes ka vendosur të dënojë me burgim të përjetshëm Paulin Meçën dhe vëllain e tij, që vranë me qëllim grabitjen një ish menaxher banke në Itali I identifikuar si Giovanni Caramuscio. Viktima u sulmua nga dy vëllezërit shqiptarë më 16 korrik 2021 gjatë një grabitjeje, përpara bankomatit në rrugën San Pietro në Lequile të Lecias.