Mafia shqiptare në Angli është fuqizuar shumë vitet e fundit, duke marrë në kontroll pjesën kryesore të kultivimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike. Ky aktivitet i paligjshëm është shpeshherë pre e hajdutëve apo bandave rivale, të cilët synojnë që të grabisin lëndën narkotike që rritet në ambiente të mbyllura. Mirëpo një nga këta hajdutë ka humbur jetën, teksa u fut të vidhte në “shtëpinë e barit” që zotërohej nga disa të rinj shqiptarë.