Prej më shumë se 1 jave që kur u konfirmua humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, ata që kanë qenë më të zhgënjyerit janë votuesit e saj që ishin përgatitur për fitore. Vet kreu i PD Lulzim Basha në qëndrimet e pakta publike që ka mbajtur gjatë këtyre ditëve, nuk ka shaqur asnjë shenjë se do të largohet nga posti për shkak të dështimit në zgjedhje. Por ai ka artikuluar se beteja dhe lufta sapo ka nisur dhe se puna e të gjithë strukturave do të fokusohet tek dokumentimi i masakrës elektorale që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.