Kandidati socialist për Bashkinë e Matit, Altin Bojni ka bërë thirrje për pjesëmarrje pasi ka hedhur votën në zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki që mbahen këtë të diel. Bojni e konsideroi një ditë vendimtare që e kanë në dorë qytetarët. Ai shmangu pyetjet nëse ka problematika.