Ish kryebashkiaku i Beratit, aktualisht deputet dhe ministër i Pushtetit Lokal, Ervin Demo ka votuar këtë të diel në vendlindjen e tij. Demo drejtoi Beratin për 6 vite, deri kur u dorëhoq para 11 majit, pasi u përfshi në listën e PS për deputet në këtë qark. Ndërkohë, ai është bërë pjesë edhe e qeverisë si ministër i Pushtetit vendor.