Kandidati i pavarur për Bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha votoi rreth orës 10:00, duke u bërë thirrje qytetarëve të kësaj bashkie që të votojnë masivisht. Ai tha se uron që kushdo që të fitojë në këto zgjedhje, duhet të punojë për qytetin dhe qytetarët e kësaj bashkie. Amarildo Hoxha është kandidati i pavarur në Bashkinë e Cërrikut, por që gëzon mbështetjen e Partisë Demokratike. Ndërkohë, veç tij në këtë bashki kandidon edhe Shqipëria Bëhet me Eligert Himën.